Kafsha e çudìtshme që Mirditën, historia e paabesueshme dhe shoferi që i dha fund sagës

Në analet e historisë së Mirditës, data 22 maj e vitit 1976 mbetet e gdhendur si një nga ditët më të pazakonta dhe terrorizuese për komunitetin vendas. Në fshatin e thellë malor të Kaçinarit, një ngjarje e mbushur me mister dhe panik mori përmasa dramatike kur një kafshë e egër dhe jashtëzakonisht agresive, e identifikuar më pas si një “qen-ujk” i tërbuar, nisi një sulm të përgjakshëm ndaj banorëve.

Gjithçka nisi papritur, kur bisha e tërbuar filloi të shfaqej nëpër rrugicat e fshatit, duke goditur pa asnjë paralajmërim çdo qenie të gjallë që i dilte përpara. E pajisur me një egërsi të pazakontë, kafsha shkaktoi brenda një kohe shumë të shkurtër rreth 12 viktima në njerëz, duke mbjellë tmerr e pasiguri të thellë në të gjithë krahinën. Mes të dëmtuarve kishte edhe banorë që tentuan heroikisht ta qëllonin me armë zjarri, por shpejtësia dhe agresiviteti i bishës e bënë të pamundur neutralizimin e saj në çastet e para.

Kjo situatë dramatike mori kthesë vetëm falë gjakfthtësisë dhe guximit të jashtëzakonshëm të një shoferi kamioni, të quajtur Pashk Frrok Pali. I ndodhur papritmas ballë për ballë me bishën e tërbuar, ai arriti të ruante qetësinë dhe të shfrytëzonte pozicionin e tij më të mbrojtur në rimorkion e kamionit. I armatosur vetëm me një levë hekuri, Pashku u përball në një dyluftim për jetë a vdekje me kafshën. Pas disa goditjeve të fuqishme e precize në kokë, ai arriti ta linte të vdekur në vend, duke i dhënë fund makthit që kishte mbërthyer zonën.

Ndonëse ngjarja tronditi thellë opinionin publik, autoritetet shtetërore të regjimit të asaj kohe zgjodhën të tregoheshin mjaft të rezervuara në publikimin e detajeve mjekësore apo konfirmimin zyrtar të diagnozës së tërbimit, kryesisht për të parandaluar përhapjen e panikut masiv. Sidoqoftë, për banorët e Mirditës, akti heroik i Pashk Frrok Palit u kthye në një histori që u transmetua brez pas brezi, si një shembull i mezipranueshëm i guximit njerëzor përballë një rreziku mortor.


Sipas të dhënave dhe intervistave publike, Pashk Frrok Pali ka jetuar në fshatin Spitën të Lezhës, ku pas viteve të punës si shofer i mjeteve të rënda ka ruajtur kujtimet dhe dëshmitë e asaj ngjarjeje të njohur të vitit 1976

PIani i Qeverisë/ Makinat e vjetra gati të dalin nga tregu brenda tre viteve

Qeveria shqiptare ka miratuar një strategji për heqjen graduale nga përdorimi të automjeteve të vjetra gjatë periudhës 2027–2030, si pjesë e përafrimit të sektorit të transportit me standardet mjedisore të Bashkimit Evropian.

Dokumenti synon eliminimin e mjeteve me nivele të larta ndotjeje, veçanërisht të kategorive më të hershme si Euro 3 dhe Euro 4 që u përkasin kryesisht prodhimeve të viteve 2000. Megjithatë, aktet e mëtejshme rregullatore pritet të përcaktojnë nëse kufizimet do të zbatohen vetëm për importet e reja apo edhe për mjetet që ndodhen aktualisht në qarkullim.

Plani i hartuar përfshin angazhimin e disa dikastereve kryesore, ku Ministria e Infrastrukturës, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministria e Mjedisit do të përshtatin rregullat e homologimit dhe kontrollit të emetimeve.

Paralelisht me automjetet private, strategjia parashikon edhe një program të posaçëm me kosto prej 200 mijë eurosh për rinovimin e flotës së autobusëve ndërqytetës gjatë viteve 2028–2030, të cilët do të duhet të përmbushin standarde më të larta sigurie, përfshirë instalimin e sistemeve ABS, ESC, kamerave CCTV dhe pajisjeve telematike.

Kjo iniciativë bën pjesë në objektivin më të gjerë për dekarbonizimin e transportit rrugor në Shqipëri, i cili do të shoqërohet edhe me nxitjen e përdorimit të mjeteve elektrike e hibride si dhe zgjerimin e rrjetit të infrastrukturës së karikimit në të gjithë vendin.

Jαm 45 υjeç me qëndrim në Londër e diυorcυαr, kërkοj Ιidhje se rίοze

Jam 45 vjeqare nga kosova me qendrim ne Londer e divorcuar kam tre femije te rritur,

kerkoje nje burre per Iidhje martesore nga shqiperia mosha 44-50 vjeqar.

Te interesuarit te lajmerohen permes Jam 45 vjeqare nga kosova me qendrim ne londer e divorcuar kam tre femije te rritur,

kerkoje nje burre per lidhje martesore nga shqiperia mosha 44-50 vjeqar,

kam restorantin tim te interesuarit te lajmerohen permes whatsapp ose viber. 

Dyfishohet bonusi mujor për pensionistët nga janari 2027, sa do të përfìtojë çdo kategori

Afro 20 miliardë lekë apo 220 milionë euro do të shpërndahen për pensionistët në formë bonusi mujor, duke filluar nga Janari 2027. Shuma e parave që do të marrin qytetarët që gëzojnë pension në formën e bonusit do të jetë e dyfishuar në raport me atë që përfitojnë gjatë vitit 2026.

Por sa do të përfitojë secila kategori? Konkretisht bonusi mujor do të jetë në masën 3,600 lekë në muaj për pensionistët që aktualisht gëzojnë pension të plotë urban dhe që pensioni i tyre është deri në 40.000 lekë në muaj.

2,000 lekë në muaj do të marrin ata që gëzojnë pensione fshati dhe që nuk kalon nivelin e 18 mijë lekëve në muaj.

1,600 lekë në muaj do të jepet për pensionistët me pension të pjesshëm urban, për të gjithë ata që nuk kalojnë pragun prej 22 mijë lekësh në muaj.

1,400 lekë në muaj për qytetarët që përfitojnë pensione familjare me një prag prej 18 mijë lekë në muaj dhe 1,200 lekë në muaj për pensionistët e invaliditetit të cilët nuk marrin më shumë se 30 mijë lekë në muaj.

Kategoritë që tejkalojnë këto tavane, përjashtohen nga e drejta për të përfituar këtë bonus.

Ndërkohë përveç bonusit mujor, qeveria parashikon edhe një fond prej 4 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve, i cili do të nisë të zbatohet nga muaji prill, apo tre muaj më herët nga sa ishte parashikuar.

Këto masa synojnë rritjen e të ardhurave të pensionistëve dhe përmirësimin e mbështetjes financiare për kategoritë e ndryshme të tyre./scan.tv

Kujdes! Nga 1 janari vendosen radarët inteIigjentë në 14 akse! Zbardhet lista e rrugëve që do të monitorohen

Kontrolli i qarkullimit rrugor në Shqipëri pritet të hyjë në një fazë të re teknologjike nga 1 janari, përmes aktivizimit të radarëve inteligjentë dhe pajisjeve të avancuara të mbikëqyrjes në 14 akse kryesore rrugore që shtrihen në një gjatësi prej afro 200 kilometrash.

Policia e Shtetit ka nisur trajnimet e efektivëve që do të punojnë pranë Qendrës së Monitorimit të Trafikut, ku shkeljet do të evidentohen përmes teknologjisë pa praninë e patrullave fizike në terren. Sistemi i ri do të përdorë kamerat me rreze aktive, sensorët dhe radion për të regjistruar shpejtësinë, pozicionin, kohën dhe përmasat e automjeteve në kohë reale.

Projekti shoqërohet gjithashtu me një trajtim të ri financiar për efektivët e angazhuar në këtë strukturë, pagat e të cilëve pritet të arrijnë deri në 1800 euro.

Segmente rrugore që përfshihen në fazën e parë të monitorimit inteligjent:

Tiranë–Elbasan (26.4 km): Nga zona e TEG-ut deri në Bradashesh.

Durrës–Plazhi i Unazës (5.9 km): Nga Mbikalimi i Shkozetit deri në Plepa.

Durrës–Kavajë (9.81 km): Autostrada e Rrogozhinës, nga Plepat deri në Kavajë Veri.

Unaza e Kavajës (7.89 km): Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.

Kavajë–Rrogozhinë–Lushnjë (13.9 km): Nga Rrogozhina në Korridorin VIII deri në Lushnjë Veri.

Unaza e Lushnjës (4.62 km): Nga pjesa veriore deri në pjesën jugore të qytetit.

Lushnjë–Fier (20 km): Nga pjesa jugore e Lushnjës deri në Mbrostar.

Unaza e Fierit (21.5 km): Nga Mbrostari deri në Levan.

Fier–Vlorë (24 km): Nga Levani deri te rruga Transballkanike në Vlorë.

Vorë–Ahmetaq (6.52 km): Nga Vora deri në kryqëzimin me rrugën e Ahmetaqit.

Qafë-Kashar–Rinas–Ahmetaq (9.59 km): Segmenti që përfshin mbikalimin e Qafë-Kasharit dhe lidhjen me Ahmetaqin.

Kryqëzime dhe rampa lidhëse (5 km): Segmente lidhëse dhe rampa në akset e përfshira në projekt.

Faza e parë prej 200 kilometrash do të shërbejë si pikënisje për zgjerimin e mëtejshëm të sistemit të monitorimit inteligjent edhe në akse të tjera kombëtare.

“Karma është k¤rνë”, Baton Haxhiu “zbulon” ligjin e ri të PS-së: Asnjë shqiptar nuk do futet në burg nëse nuk

AnaIisti Baton Haxhiu ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku deklaroi se pritet të miratohet një ligj i ri që nuk do të lejojë më paraburgimin pa një vendim gjykate të formës së prerë.

Sipas tij, PS ka shprehur publikisht qëndrimin për vendosjen e një standardi të ri, si ai i Rumanisë, ku askush nuk mund të burgoset pa vendim gjykate të formës së prerë.

Gjithashtu ai kujtoi edhe situatën e ish-presidentit Ilir Meta, për të cilin u shpreh se “askush nuk ka folur për të dhe është turp që rri në paraburgim për dy vite”.

Po ashtu ai theksoi se në Shqipëri pa një vendim gjykate të formës së prerë nuk do të ketë më pezullime apo burgosje.

“Një qëndrim të PS, që e tha Balla sot, e ka thënë edhe ne publik, që socialistët do të vendosin standardin e Rumanisë, nuk ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë. Këtë ka vendosur PS për pezullimin dhe arrestimin. Ky do të jetë edhe në ligj.

Ne mund të diskutojmë për këtë. Nëse marrim standarded evropiane, të gjithë deputetët, të të gjithë parlamenteve, nuk mund të hetohen pa vendim të Parlamentit, asnjë. Hiq Luksemburgun. Në Shqipëri, prokurorët kanë të drejtë të hetojnë, pa marrë qëndrimin e Parlamentit. Mund të hetojnë pafund. Pse PS po e merr këtë vendim? Janë tre raste të paraburgimit të gjatë të njerëzve. “Karma is a bitch!” Standarded që kanë krijuar për Metën, duhet të përmirësohen. Askush nuk ka folur për Metën dhe është turp që rri në paraburgim për dy vite.

Çështja e pezullimit dhe burgosjes nuk do të ndodhë më në Shqipëri, pa vendim gjykate të formës së prerë”, tha Haxhiu.

Emri/ Kush është shqiptari që drejtonte grupin krìminaΙ nga burgu në Greqi! (Nga qelia, ka ρorositur disa υrasje)

Autoritetet greke kanë goditur një grup kriminal, që dyshohet se drejtohej nga një shqiptar.

Sipas mediave greke, operacioni është zhvilluar në Athinë, ku grupi prej kohësh vepronte duke vendosur gjoba në biznese, atentate me lëndë shpërthyese dhe tentativa për vrasje.

“Koka” e grupit, sipas autoriteteve greke është Klodian Lekocaj alias Klod Cara, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar në burgun e Trikalas.

Ai dyshohet se e drejtonte aktivitetin kriminal edhe teksa ndodhej brenda qelisë. Cara ka një histori të gjatë kriminalitetit, teksa është i akuzuar për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh dhe kërcënime.

Ndërkohë, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë janë një i burgosur rom në burgun e Malandrinos dhe dy të burgosur egjiptianë në burgjet e Avlonës dhe Malandrinos.

Pesë anëtarë të organizatës që banojnë në Atikë u arrestuan dhe akuzohen për dy shpërthime që ndodhën në fillim të shtatorit në dy dyqane në qendër të Athinës.

Anëtarët e organizatës iu afruan dyqaneve dhe hodhën dy granata, duke shkaktuar dëme materiale.

Përveç kësaj, në fillim të tetorit, anëtarët e organizatës dyshohet se kanë hedhur një granatë jashtë një dyqani, e cila nuk shpërtheu. Brenda dyqanit ndodheshin tetë klientë.

“FIamingot do t’i hajë Trump për mëngjes”/ Rama ironizon kritikat për investimin në Sazan: Nuk ka ende marrëveshje

Kryeministri Edi Rama ka mohuar se qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje përfundimtare me grupin e investitorëve për projektin e zhvillimit të ishullit të Sazanit.

Në një intervistë për “Channel 5”, dhënë gazetarit amerikan Andrew Callaghan, Rama theksoi se ishulli vijon të jetë pronë publike dhe se negociatat synojnë krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët, ku shteti shqiptar do të jetë partner.Duke iu përgjigjur kritikave dhe raportimeve për projektin, kreu i qeverisë ironizoi pretendimet se flamingot e Sazanit do të rrezikohen nga investimi, duke thënë se çështja po paraqitet sikur ato do të vriten dhe do të shërbehen për mëngjesin e Donald Trumpit.

“Sazani është një tokë publike. Nëse nuk e dini, po ju informoj. Dhe për sa kohë flasim, nuk ka asnjë marrëveshje mes Republikës së Shqipërisë dhe grupit të investitorëve. Nuk ka para, nuk ka projekt. Nuk ka ende një marrëveshje. Ndërkohë ju djema keni gënjyer botën, jo kanali juaj personalisht, keni mashtruar botën, duke i thënë se ishulli është privatizuar. Flamigot në ishull, të cilët nuk e kanë kaluar kurrë ishulli, do të vriten dhe Trump do t’i hajë në mëngjes.

Nuk ka akoma një marrëveshje sepse ne po shpresojmë të krijojmë një sipërmarrje të përbashkët ku Republika e Shqipërisë do të jetë partnere dhe kjo është ajo që po them. Në flamingomirror.al mund të konfirmoni se 90% e gjërave që thuhen janë gënjeshtra”, u shpreh Rama.

*Kjo intervistë është zhvilluar më 7 tetor 2026.

Shumëfishohet taksa për mjetet eIektrike, taksë e re e posaçme për makinat me targa të huaja

Qeveria shqiptare ka vendosur të aplikojë nga 2027 ndryshime thelbësore në paketën e re fiskale, të cilat parashikojnë zhvendosjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i karburanteve drejtpërdrejt te detyrimet vjetore të automjeteve.

Nëpërmjet ndryshimeve në ligjin “Për taksat kombëtare”, vjen një skemë e re taksimi për shumë zotërues mjetesh në vend dhe ata që vijnë nga jashtë.

Për herë të parë, skema do të përfshijë të gjitha automjetet elektrike që qarkullojnë në Shqipëri, të cilat deri më tani kanë qenë të përjashtuara nga ky detyrim.

Projektligji parashikon një taksë vjetore fikse prej 15 mijë lekësh për autoveturat dhe autobusët elektrikë, ndërsa për motomjetet e kësaj kategorie detyrimi do të jetë 1 mijë lekë në vit. Deri tani çdo autoveturë elektrike paguan 1 mijë lekë në vit.

Taksë fikse për mjetet elektrike në varësi të llojit të tyre

Projektligji parashikon vendosjen e një takse vjetore fikse vjetore për mjetet elektrike në varësi të llojit të tyre. Konkretisht, parashikohet taksë fikse vjetore:

a) 15 000 lekë mjetet elektrike autoveturë, ATP (sipas grupit I të koeficientit të vjetërsisë), gjithë të tjerat (APV) (sipas grupit II të koeficientit të vjetërsisë) dhe autobusë (sipas grupit III të koeficientit të vjetërsisë); si dhe

b) 1 000 lekë motomjetet elektrike (sipas grupit I të koeficientit të vjetërsisë).

Ndryshe nga mjetet që përdorin karburante, për të cilat taksa vjetore llogaritet në bazë të cilindratës, vjetërsisë dhe llojit të karburantit, për mjetet elektrike propozohet një detyrim vjetor në shumë fikse. Ky ndryshim synon përfshirjen e mjeteve elektrike në skemën e taksimit vjetor, duke kontribuuar në zgjerimin e bazës së taksimit.

Taksë e re qarkullimi për makinat që hyjnë nga jashtë

Paralelisht, do të vendoset edhe një taksë e re qarkullimi për automjetet me targa të huaja që hyjnë në territorin shqiptar, e cila do të llogaritet në bazë të ditëve të qëndrimit.

Vetëm gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti, në vend janë regjistruar rreth 2.6 milionë hyrje mjetesh të huaja.

Ndryshimet do të sjellin gjithashtu rritje të taksave vjetore për mjetet e përdorura me djegie të brendshme dhe ato luksoze.

Detyrimi për makinat e përdorura pritet të pësojë deri në dyfishim; për shembull, një automjet me naftë i vitit 2013 me cilindratë 2,000 cc do të paguajë 18 mijë lekë në vit nga 9 mijë lekë që paguan aktualisht. Ndërkohë, taksa vjetore për mjetet luksoze propozohet të rritet me 90%, nga 21 mijë në 40 mijë lekë, duke sjellë rreth 430 milionë lekë të ardhura shtesë në buxhet.

Pavarësisht se zhvendosja e taksës do të rrisë të ardhurat nga mjetet nga 26.6 miliardë në 33.8 miliardë lekë, Ministria e Financave llogarit se efekti neto i gjithë kësaj mase do të rezultojë me një rënie të përgjithshme me 5 miliardë lekë në buxhetin e shtetit.

“Vrasës, vrasës”/ Stadiumi nuk i ndali thirrjet ndaj portierit që u përpIas me sulmuesin e Tenerifes, goditja i shkaktoi υde kjen

Futbolli spanjoll është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel, i cili, sipas raportimeve, pësoi një atak kardiak pas një përplasjeje të fortë në fushën e lojës me portierin e Andorrës, Jesus Owono.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë te futbollistët e të dyja skuadrave, veçanërisht te portieri Owono, i cili është përfshirë drejtpërdrejt në përplasjen fatale.

Sipas radios spanjolle COPE, portieri i Andorrës ka qenë në gjendje të rënduar emocionale pas incidentit dhe kishte shprehur dëshirën për t’i kërkuar personalisht ndjesë familjes së sulmuesit, ende pa u konfirmuar lajmi tragjik i vdekjes së tij.

Burime pranë klubit të Andorrës kanë përshkruar një atmosferë tepër të rënduar në skuadër, ndërsa disa futbollistë e kanë cilësuar ngjarjen si përvojën më të vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë në një fushë futbolli.

Radio COPE thekson gjithashtu se drejtuesit e Andorrës kanë këmbëngulur se ndërhyrja e portierit nuk kishte asnjë qëllim për të dëmtuar kundërshtarin.

Megjithatë, situata është rënduar edhe më shumë nga reagimi i tifozëve në stadiumin Heliodoro, ku ndaj portierit janë dëgjuar thirrje të ashpra me fjalën “vrasës”.

Këto reagime kanë ndikuar edhe më tej në gjendjen psikologjike të Owono, i cili, sipas raportimeve, ishte tashmë thellësisht i tronditur nga ajo që kishte ndodhur në fushë.